Mix
‘Facebook’ ndryshon emrin, platforma do të quhet ‘Meta’
Facebook ka ndryshuar emrin e saj të korporatës dhe tashmë do njihet ndryshe me emrin ‘Meta’.
Ndryshimi i emrit u njoftua në një konferencë.
Emri i ri pasqyron ambiciet në rritje të kompanisë përtej mediave sociale. Facebook, i njohur tani si Meta, ka adoptuar emërtimin e ri, për të përshkruar vizionin e tij për të punuar dhe luajtur në një botë virtuale.
“Në metavers, do të jeni në gjendje të bëni pothuajse çdo gjë që mund të imagjinoni të mblidheni me miqtë dhe familjen, të punoni, të mësoni, të luani, të blini, të krijoni si dhe përvoja krejtësisht të reja që nuk përputhen me mënyrën se si ne i mendojmë kompjuterët apo telefonat sot. Ne bëmë një film që tregon se si mund ta përdorni metavers një ditë.
Në këtë të ardhme, do të jeni në gjendje të teleportoni menjëherë si hologram për të qenë në zyrë pa udhëtuar, në një koncert me miqtë ose në dhomën e ndenjes së prindërve tuaj për të kapur hapin. Kjo do të hapë më shumë mundësi pavarësisht se ku jetoni”, shprehet Zuckerberg,