Sport
700 milionë euro
Berluskoni ka pranuar t’ia shesë Milanin kinezëve për 700 milionë euro.
Këtë fundjavë pritet të nënshkruhet edhe kontrata fillestare në një studio ligjore në Romë. Kinezët duan 70 për qind të klubit që tani dhe pjesën tjetër brenda një viti.
“La Repubblica” ka identifikuar blerësit e rinj që janë një grup financiar drejtuar nga Jack Ma, mbreti i tregtisë online në Kinë, themelues i sajtit të famshëm “Alibaba”.
Ai është gjithashtu bashkëpronar i klubit Guangzhu Evergrande, që po dominon futbollin kinez.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu