Radar
Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një
Kuvendi Kombëtar i PD-së do mblidhet nga java e parë e muajit dhjetor të këtij viti. Mendohet se do jetë data 8 dhjetor, Dita e Rinisë.
Delegatët do të votojnë disa kandidatura për kryetar sapo të shkarkojnë Lulzim Bashën. Një ndër kandidatët do jetë edhe Sali Berisha, i cili do jetë me i votuari nga pjesa dërmuese e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një e ndaj nuk ka pse të shkojnë delegatët dhe simpatizantët te selia e PD-së. Por mënjëherë pas zgjedhjes kryetar nga Kuvendi, ish-kryeministri Berisha ka në plan të thërrasë popullin për protestë para kryeministrisë, ditë-natë, deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Sa për Lulzim Bashën, nuk e ka njeri në listë pasi me rrëzimin e Edi Ramës me këtë protestë masive, ku llogaritet të arrijnë mbi 200 mijë veta, rrëzohet edhe Lulzim Basha.