Radar
Berisha thirrje deputetëve: Refuzoni propozimin e Bashës për ndryshimet kushtetuese, është marrëveshja e radhës me Ramën
Në foltoren e radhës në Kavajë, ish-kryeministri Berisha u ka bërë thirrje deputetëve të PD-së që të kundërshtojnë marrëveshjen që po bën kreu i selisë blu Basha me kryeministrin Rama.
Ai theksoi se Basha po konkretizon marrëveshjen e radhës me kreun e qeverisë për ndryshimet kushtetuese lidhur me vettingun në politikë.
Berisha tha se deputetët e PD-së duhet ta hedhin poshtë këtë marrëveshje pasi përgjegjësia do jetë e rëndë.
Në këto momente, Edi Rama me pengun e tij, kanë planifikuar dhe kanë vepruar për asgjësimin e pluralizmit. Ish-kryetari po konkretizon me pengmarrësin e tij marrëveshjen e radhës. Në asnjë nga marrëveshjet e tetë viteve të fundit demokratët nuk kanë përfituar asgjë, vetëm Edi Rama ka përfituar. Është hera e parë që hapet parlamenti me kërkesën për ndryshimet kushtetuese, i janë vërsulur Kushtetutës si çakejtë. U bëj thirrje depuptetëve të PD-së, refuzoni çdo marrëveshje me Ramën sepse përgjegjësia do jetë e rëndë.” – tha Berisha.