Radar
Berisha në foltoren e Kavajës: Ky rrugëtim i ri do të shënojë përmbysjen e narkoshtetit!
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin e radhës me demokratët e Kavajës. Nga foltorja e këtij qyteti, Berisha se ky rrugëtim i ri do të shënojë përmbysjen e narkoshtetit dhe rivendosjes së demokracisë.
Ai tha se foltorja po pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve si një dritë shprese për ta ngritur Shqipërinë nga kjo kënetë që e ka shndërruar qeverisja e Edi Ramës
“Kjo foltore shënon fillimin e ri të një rrugëtimi misionar drejt përmbysjes së narkoshtetit dhe rivendosjes së demokracisë. Ndaj me këtë rast urimi im është; zoti ju bekoftë ju, demokratët e demokratët shqiptarë kudo që janë që e bënë Foltoren në burim shprese dhe fitoreje. Foltorja lindi nga idealet tuaja dhe shpirti juaj.
Foltorja po pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve si një dritë shprese për ta ngritur Shqipërinë nga kjo kënetë që e ka shndërruar qeverisja e Edi Ramës. Në 8 vite ai ka shtrirë përtokë emrin e mirë të shqiptarëve. Shqipëria është bërë simbol i rekordeve më të zeza në Evropë dhe në botë”, tha Berisha.