E përditshmja holandeze më e lexuar, De Telegraaf ka zgjedhur të ironizojë në faqen e parë të saj presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Ky i fundit shfaqet në një karikaturë si një majmun që cënon lirinë e shprehjes në Evropë. Karikatura titullohet “Dora e gjatë e Erdoganit”.
Në të presidenti turk shfaqet si majmun, duke shtypur një grua e cila është Ebru Umar, një shkrimtare holandeze më prejardhje turke, që u arrestua të dielën në Turqi.
Arrestimi i saj ishte bërë me pretendimin absurd se kishte fyer presidentin Erdogan.
Ky i fundit njihet si njeri autoritar në vendin e tij në raport me mediat. Kujtojmë që para dy muajsh mbylli gazetën më të madhe opozitare në Turqi “Zaman”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu