Radar
Berisha i kujton Ramës “Aleancën e Qelbësirave”: Do të vijmë në pushtet me njerëzit e ndershëm
Nga Kavaja ne Foltoren e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Basha ka regjistruar 4 humbje njëra-pas tjetrës.
Ai tha se Bashës nuk i jepet besimi sepse ka shënuar 4 humbje njëra-pas tjetrës, duke e akuzuar si një peng të Ramës.
Berisha: Basha ka regjistruar 4 humbje njëra-pas tjetrës. Partia simotër e Austrisë ka ndërruar 4 kryetarë qysh nga viti 2013. Kurse peng-kryetari nuk e njeh dorëheqjen dhe kalon nga humbja në humbje. Këtij njeriu nuk i jepet besimi.
Secili mund të më kërkojë llogari mua dhe unë kërkoj ndjesë të gjithë demokratëve, sepse nuk duhet të isha pajtuar me të. Në vitin 2017 i kërkova që të jepte dorëheqjen dhe unë duhet të kisha dalë në fushë me ju dhe ai duhet të ishte larguar se është pa shpresë. Ai është i pabesë.
Në vitin 2013, erdhe më pushtet me thirrje “qelbësirat të të gjitha llojeve bashkohuni kundër Sali Berishës”. Ne do të vijmë me thirrjen “njerëz të ndershme dhe atdhetarë, të bashkohemi për të kryer Shqipërinë në vlerat e saj”.