Kryesore
Helmimi masiv në Krujë/ Ujësjellësin e inaguroi gjatë fushatës elektorale, ç’deklaronte Rama për ujin e pijshëm
Është rritur gjatë natës numri i qytetarëve të i janë drejtuar spitalit të Krujës, duke shfaqur shqetësime si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Kjo situatë vazhdon prej dy ditësh dhe në spital janë paraqitur rreth 300 qytetarë.
Dyshohet për helmim masiv nga uji i pijshëm, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e kësaj situate. E ndërsa pritet analiza e ujit të pijshëm nga Insituti i Shëndetit Publik, bashkia ende nuk kanë dalë me një njoftim për të lajmëruar qytetarët nëse duhet apo jo të konsumojnë ujin e rubinetit.
Qytetarët në spitale janë shprehur se nuk kanë konsumuar asgjë tjetër përveç ushqimeve të zakonshme dhe ujit të rubinetit: Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s’kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca. Kam unë dhe goca shqetësime, kemi konsumuar ujin e rrjetit.
Por çfarë ka deklaruar kryeministri Edi Rama për ujin e pijshëm në Krujë? Në mars të këtij viti, Rama shkoi për të inaguruar ujësjellësin e ri të Krujës. Teksa mbushi një shishe uje dhe e provoi, Rama tha: Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar! Bukur shumë, bravo.
Madje kryeministri nuk i kurseu asokohe as batutat me kryebashkiakun Artur Bushi. Pasi i drejtoi një shishe uje që e mbushi në burim, Rama i tha Bushit: Artur urdhëro shishen e parë, veri edhe tapën dhe çoja PD-së.
Kujtojmë që në verë të këtij viti, disa muaj pas inaugurimit të ujësjellësit të ri, banorët e Krujës patën mungesa të furnizimit me ujë. Ujësjellësi që u inagurua gjatë fushatës elektorale kapte një vlerë investimi 314 milionë lekë.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=150463716969791