Lidhu me ne

Radar

KUVENDI/ Basha “thyen në mes” Braçen dhe Spiropalin

Rama largohet nga Kuvendi, Basha vijon sërish me akuza ndaj kryeministrit:  Je kapur me thonj pas 'Foltores', e përdor në mënyrë neveritëse -  Shqiptarja.com

Replika me Bashën pati edhe ministrja Elisa Spiropali. Ajo hodhi akuza të të forta ndaj kryedemokratit Basha për të cilin tha se i ka shpëtuar drejtësisë pa u hetuar me procedurë. Pas Spiropalit, Basha doli sërish në foltore që t’i përgjigjet me akuza po aq të forta.

Kuvendi s'pati vetëm debate/ Basha, Gjiknuri dhe Çupi "shkrihen" së qeshuri  me deklaratën e deputetit të PD - Ditari i Opozitës

TIRANË– Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur mes debatesh e replikash këtë pasdite. I pari që mori fjalën në foltore dhe nisi replikat ishte kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se raportet tregojnë se Shqipëria mund të bëhet pjesë e unionit Afrikan pasi në atë Evropian nuk e pranon askush. Zërat në sallë e shqetësuan kryedemokratin Basha i cili u kërkoi gardianëve që të mbanin qetësi. Basha foli edhe për Vettingun në politikë një nga kërkesat e depozituara në Kuvend nga Opozita dhe tha se shumë prej atyre që ndodheshin në sallë u rrezikohej karrigia pasi ishin të lidhur me krimin. Pas tij, fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se mirë do të ishte që të diskutonin për progress-raportin e Komisionit Evropian.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u paraqit me foto në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Ai kërkoi hetim për ndërtimin e rrugës Fier-Lushnje. Duke paraqitur fotot e nënkalimeve, Braçe bëri dhe batuta teksa tha se aty mund të kalonte ai vetë e papaqët, pasi Bashës do t’i prisheshin flokët, kurse kryeministrin Edi Rama do t’i hiqej koka. Pas tij, në foltore doli kryedemokrati i cili pyeti maxhorancën se përse nuk i ka rregulluara ato rrugë në tetë vite qeverisje. Basha rinxorri fotot e raportit për lidhjet e Shqipërisë me krimin e organizuar dhe me korrupsionin e shtoi se paratë e atyre rrugëve kanë përfunduar në duart e pushtetarëve e jo për ndërtim rrugësh.

May be an image of 1 person, standing, walking and outdoors

Replika me Bashën pati edhe ministrja Elisa Spiropali. Ajo hodhi akuza të të forta ndaj kryedemokratit Basha për të cilin tha se i ka shpëtuar drejtësisë pa u hetuar me procedurë. Pas Spiropalit, Basha doli sërish në foltore që t’i përgjigjet me akuza po aq të forta. Kryedemokrati tha se ministrja Spiropali deklaron hapur në tavolina ku ulet se vetëm si drejtoreshë doganash ka nxjerrë mbi pesë milionë euro. Në fund publikoi dhe një foto të instituti ndërkombëtar, ‘World Justice Project’, dhe duke iu drejtuar Spiropalit tha se Shqipëria renditet e fundit për sundimin e ligjin në Europë, pasi aty e kishte çua ‘shefi’ i saj, kryeministri Edi Rama. Vetë ky i fundit ndodhet në Gjermani, aty ku edhe ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Sober. Debate pati edhe mes Arben Ahmetajt e Enkelejd Alibeajt.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar6 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix6 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook