Kryesore
Abilekaj për vettingun e politikanëve: Rama kontrollon ‘drejtësinë e re’, s’mund t’i vësh ujkut mëlçinë në qafë
Abilekaj për vettingun e politikanëve: Rama kontrollon ‘drejtësinë e re’, s’mund t’i vësh ujkut mëlçinë në qafë
Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për propozimin e Bashës për vetting të politikanëve.
Abilekaj thekson se Rama kontrollon “drejtësinë e re”, e ka dëshmuar këtë me vettingun e gjyqtarëve. Ai shton se nuk mundesh që t’i vësh ujkut në mëlçisë në qafë, që do të thotë se edhe vettingu i politikanëve do të dështonte njësoj.
“Ne po shikojmë një vetting që është i padrejtë, atë të gjyqtarëve. Rama kontrolloi vettingun e gjyqtarëve. Ky proces ka sjell një SPAK, që është njësoj i kontrolluar nga Rama. Dështuan dosjet e vjedhjeve të zgjedhura dhe dosjet e krimeve zgjedhore.
Patronazhistët u kapën me presh në duar e nuk kishte gjë hetim. Andi Bushati tha se kur i thashë se duhet hetuar PS, prokurorja po dridhej. Edhe OFL dështoi, sepse sekuestroi nja 20 makina, liroi pasuri të tmerrshme. Kriminelët sot kanë prona që janë ‘dhuruar mbrapsht’ nga SPAK”, u shpreh Abilekaj.