Radar
Shqipëria ende nuk ka hapur negociatat, Kroacisë i hiqen vizat me SHBA-të
Në kohën kur Shqipëria ka një stanjacion porej vitesh sa i përket integrimit, vendet e Rajonit dhe më gjerë kanë shënuar ecuri të fortë në këtë aspekt. Shqipëria ende nuk ka një datë për konferencën e parë ndërvqerirtare Shqipëri-BE që do të shënonte dhe nisjen e negociatave, ndërsa sot Kroacia ka marrë lajmin e heqjes së vizave me SHBA-të.
Qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb më 23 tetor. “Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Kroaci në Facebook.
Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve (ESTA) vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.
Që një shtet të bëhet pjesë e këtij programi, i njëjti duhet të përmbushë kritere në fushën e kundërterrorizmit, atë të zbatimit të ligjit, të migracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve, thuhet në deklaratë.
Autorizimet për udhëtime që qytetarët marrin nga ESTA zakonisht vlejnë për dy vjet. Udhëtarët me vizat e lëshuara B1/B2 tashmë mund t’i përdorin ato për të udhëtuar në SHBA.