Mix
“Ndahen” Fifi dhe Graniti: Të dua si person, por nuk mund të kemi gjë bashkë!
Dy prej personazheve më të komentuar në Big Brother Albania VIP janë Fifi dhe Granit Cana. Që prej javës së parë dyshja u përfol se mund të niste më shumë se shoqëri. Nga dita në ditë, ata janë parë më të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa Fifi ka bërë edhe skena të shumta xhelozie. Megjithatë, duket se situata ka marrë rrjedhë tjetër. Graniti pas mbrëmjes së të premtes i ka thënë këngëtares se e do shumë por se nuk mund të ketë më shumë se shoqëri me të.
I thashë që e dua shumë si person, por smund të ndodhë diçka mes nesh”, ka pohuar Graniti teksa i ka treguar më pas banorëve situatën. Fifi është ndjerë keq nga tërheqja e Grantit, ndërsa Semi i tha këtij të fundit se bërë shumë që e sqaroi situatën.