Radar
Vizita e Ramës në Egjipt, Murrizi: Skandal, flamuri i Shqipërisë mungonte në ceremoninë ‘madhështore’
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Egjipt dhe ceremoninë shtetërore me të cilën u prit.
Murrizi thotë se në ceremoni mungonte flamuri shqiptar,d uke e cilësuar një skandal dhe inferioritet.
Ai shton se ambasadorit shqiptar në Egjipt duhet t’i vijë “turp” që në ceremoni u valvitën vetëm flamujt egjiptianë. Ish-deputeti shton se në Tiranë ky rast nuk mund të ndodhë kurrësesi.
Murrizi shton se nëse vizita ka qenë për “pazar” dhe jo zyrtare, atëherë nuk kishte nevojë që bëhej publike.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3093720910906705&id=100008064798588