Mix
Eni Koçi befason: Kam humbur 9 kilogramë, por jam sërish në dietë
Eni Koçi është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku herë pas here ndan detaje nga jeta private.
Së fundmi me anë të një postimi në Instastory ajo ka treguar se ka humbur plot 9 kilogramë, por pavarësisht këtij fakti, vazhdon të jetë sërish në dietë. “9 kilogramë por sërish në dietë”, ka shkruar këngëtarja përkrah një fotografie ku shihet një pjatë me sallatë.
Eni duket super në formë në fotografitë e publikuara, ndaj ne dhe shumë nga ndjekësit e saj nuk e kuptojmë arsyen se pse ajo vijon të mbajë në dietë…
Ndërkohë kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Enit ishte në muajin dhjetor në bashkëpunim me Fisnikët, i titulluar “Lamtumirë”.