Kryesore
“Opozita i bëri fresk 8 vite, të ngrihemi fuqishëm”, Berisha mesazh Ramës: Do përballesh me demokratët
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish opozitën nën drejtimin e kreut të PD Lulzim Basha se ‘i ka bërë fresk’ qeverisë Rama.
Nga ‘Foltorja’ e Peshkopisë, Berisha tha se opozita nuk ishte e aftë t’i imponojë qeverisë asnjë nismë veç dekriminalizimit.
“Sot Rama ka bllokuar integrimin. Ku është opozita. Opozita i bëri fresk qeverisë se 8 vite nuk ishte e aftë që vec ligjit të dekriminalizimit t’i imponojë asnjë nismë tjetër, ta bllokojë në asnjë veprim tjetër.
A kemi ne përgjegjësi? Patjetër. Ndaj duke njohur përgjegjësinë tonë marrim përsipër të ngrihemi fuqishëm për të qëndruar si opozitë e pamposhtur ndaj këtij regjimi që po spastron vendin nga shqiptarët”, tha Berisha.
Ish lideri i PD i ka përcjellë edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.
“I them Ramës, ato daulle nuk janë dasme por beteje. Do përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë.
PD është e goditur rëndë nga aktete e papërgjegjshme nga udhëheqja thuajse inekzistente e saj.
25 prill në darkë sondazhet tregonin se 19% që votuan PD kishin votuar për kryetarin. Kishim shkuar te kutitë symbyllur se drejtues nuk kishim.
Ju kërkoj ndjesë sepse gjatë këtyre viteve unë nuk kam ngritur para jush problemet e mëdha që përballej PD.
Edhe pse në mënyrë të dokumentuar ia kam thënë Bashës. Nuk më justifikon se edhe kur në 2017 i kërkova dorëheqjen, ndoshta duhet të vendosja të rikthehesha për të mos patur edhe një mandat tjetër Ramën sic e kemi sot”, tha Berisha.