Lidhu me ne

Radar

Kur burracakut na i dilka boja


Nga Alma Nikolli

Kur kam kohë lexoj ndonjë tip lajmi nga mediat shqiptare. E nganjëherë edhe kur s’kam kohë ndonjë lajm vjen “dhunshëm” para syve. Kryesisht lajmet me dhunë. 24 orëshin e fundit, kryefjala e botës virtuale rreth meje, ka qenë historia e dhunës ndaj gazetares së ashtuquajtur Paloma. Prej se lexova sa aty këtu ndonjë thërrime, më mbeti në mendje. E kam huq, kur diçka ma bluan mendja duhet patjetër të ulem të shkruaj dy fjalë.

Sot e pata të vështirë se më duket temë/realitet tejet delikat dhe i dhimbshëm, që e jetojnë shumë gra. Shumë gra nga ato që duket se i buzëqeshin jetës… E pak pasi rrihen e torturohen, ia hekurosin mirë e mirë këmishën burrit/burracakut e dalin në fotografi si familje e lumtur. Jo prej dëshirës, po prej frike e kryesisht: prej fëmijëve!

Palomën nuk e njoh si gazetare. Nuk ia njoh veprimtarinë. E kujtoj prej vitesh si ajo vajza ngacmuese e “Fiksit”, që nuk u shqitej politikanëve pa ua marrë një përgjigjie. Duke qenë më e re, mbase e kam idealizuar më shumë se sa duhet, por në këndvështrimin tim kategorizohej si një vajzë e fortë, luftarake dhe e gjallë.

Një gazetare që jo vetëm është zë i vetes, por edhe i zërave të mbytur. Por ja që jo. Ajo vajza paska fëmijë e burrë, ajo vajzë qenka grua dhe u dhunoka. Qenka dhunuar. Nga një tip burri i alkoolizuar, që vazhdoka të jetë burri i saj. Ama version i ndryshuar. Version i lënduar nga publikimi i historisë.

Nuk jam askush të gjykoj zgjedhjen e askujt. Kushdo ka të drejtë të besojë te ai që do. Çdo grua ka nevojë të jetë e lirë të gabojë për së treti, e për së njëmijëti…ama askush, askush nuk ka të drejtë morali, zemre e njerëzore të justifikojë një dhunues.

Lexoj komente që thonë: “Pse ia nxori bojën burrit?”

Bojën? Cilit burrë?

Një njeri, njeri i thënçin, tip burri, burracak nuk ka bojë, nuk ka ngjyra. Është skëterrë. Si një ushqim i shkrumbuar që nuk hahet më, e gjithë çka lë pas është tenxherja e pistë dhe era e keqe. Këta burra janë t’u nxjerrësh para ligjin më të ashpër e burgun, por shpesh shteti vepron pasi janë bërë vrasës së grave.

Shoqëri moralizuese, moral-keqe që të thotë mbyll gojën kur po dhunohesh e të qan kur dhunuesi të vret. Gra të forta, mos dëgjoni botën. Njerëzia flet përherë kollaj për punët tuaja, dhimbja juaj nuk i dhemb. Njeriu që ka jetën bosh mundohet të plotësoje hapësirat e tjetrit, ju lutem injoroni çdo njeri. Thuajeni të vërtetën tuaj, denoncojeni dhunuesin. Grua e fortë, jeta ka gjithmonë një rrugë që ka masë vetëm për hapat e tu!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook