Lidhu me ne

Mix

6 arsye pse çiftet zihen kaq shumë për paratë!

6 arsye pse çiftet zihen kaq shumë për paratë!

Ka miliona gjëra për të cilat mund të debatosh me partnerin- seksin, kohën e pamjaftueshme që kaloni bashkë, punët e shtëpisë, etj, etj. Por, një nga çështjet që është burim i sigurtë zënkash, mbeten paratë! Çështja e financave mbetet një nga shkaqet kryesore të sherreve në çift, por cilat janë arsyet që çojnë në këtë debat që s’mbaron kurrë?

1.

Paratë janë ende temë tabu. Thjesht nuk jemi mësuar ende të diskutojmë dhe të menaxhojmë siç duhet bisedat rreth financave. Ti mund të pyesësh dikë të panjohur për jetën seksuale dhe ato mund të të tregojnë me qejf, nëse i pyet për shumën e parave në bankë, do të ofendohen dhe panikosen nga pyetja. Prandaj, çiftet shpesh zihen për paratë sepse s’dinë të flasin rreth tyre.

2.

Kur vjen puna tek paratë, argumentet me partnerin janë komplet ndryshe nga çdo lloj tjetër zënke. Prandaj, shanset për t’u acaruar më shpejt janë edhe më të mëdha në krahasim me debatet e tjera.

3.

Secili nga ne ka histori të ndryshme me financat dhe kjo ndikon në sjelljen tonë në të ardhmen. Historiku i parave gjatë jetës sonë përcakton besimet, perceptimet dhe sjelkjen që ne kemi kundrejt tyre. Zakonet e tua në lidhje me shpenzimet/kursimet e parave mund të jenë komplet ndryshe nga ato të partnerit.

4.

Paratë janë një burim i limituar! Ndryshe nga njohuria, kreativiteti apo meme-t që i dërgoni njëri-tjetrit, zënkat për para janë të pashmangshme në një formë a një tjetër. Thjesht sepse është burim i nevojshëm që shteron!

5.

Ironikisht, ndonëse paratë mund të krijojnë shumë stres dhe ka raste për përfundojnë me ndarje, çiftet kanë tendencën t’i shmangin të tilla sherre. Shumë prej tyre besojnë se paratë nuk janë mjaftueshëm të rëndësishme për të shpenzuar energji dhe gjërat komplikohen më vonë…

6.

Sherret e parave në fakt bëhen për arsye të tjera. Ti dhe ai ziheni për lekët që shpenzuat gjatë pushimeve dhe ti do të kuptosh që në fakt argumentet që jep rreth parave tregojnë në fakt vlerat dhe prioritetet e tua. 

Burimi: BuzzFeed

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook