Mix
Frymëzohuni nga Chiara Ferragni; 5 kombinime veshjesh të sezonit nga blogerja italiane!
Stili i saj frymëzon vajzat në të gjithë botën. Me 25 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Chiara Ferragni është zyrtarisht influencuesja më e rëndësishme e modës në botë, vlerësuar edhe nga Forbes.
Vogue Italia sapo e ka zgjedhur si protagoniste të kopertinës së numrit të Tetorit, duke i kushtuar një fotosesion dhe një intervistë në të cilën ajo flet për veten pa filtra, duke folur për dixhitalin dhe privatësinë. Chiara ndan shumë me fansat e saj, nga momentet familjare, me miqtë, e deri tek qëllimet e saj të punës. Por vëmendja maksimale e ndjekësve të saj është kur nlogerja e famshme hap garderobën.
Që me nisjen e Javëve të Modës Chiara Ferragni ka filluar të shfaqë veshjet e saj fantastike për të marrë pjesë në shfaqjet më ekskluzive të modës. Nga ku janë veçuar pesë veshje nga të cilat mund të frymëzohet çdo vajzë për outfut-et e kësaj vjeshte.