Mix
Dua Lipa shkëlqen në festën e Versace
Artistja me famë botërore Dua Lipa u shfaq mjaft joshëse në festën e organizuar këtë të premte në Londër, nga ‘’Versace’’ dhe ‘’Frieze’’.
Ajo sapo ka kryesuar listat me këngën e saj të fundit ‘’Cold Heart’’ në bashkëpunim më PNAU dhe Elton John. Megjithatë këtë mbrëmje vëmëndjen e mori më pamjen e saj mjaft të kuruar dhe një veshje e cila vinte në dukje këmbët e saj mjaft të tonifikuara.
Gjithashtu milionerja Donatella Versace nuk mbetej pas, veshur me një fustan të argjendtë, të shoqëruar me grim dramatik të syve , teksa iu bashkua Dua-s për një bisedë në darkë.