Mix
Gabimet më të mëdha që po jua shtojnë dhimbjet gjatë ciklit
Ti mund të jesh duke e bërë vetë më të vështirë atë periudhë duke bërë këto gafa.
Harron të pish pilulën (më shumë sesa një herë)
Cili është shkaku më i madh për simptomat paramenstruale? Një ndryshim i pabalancuar i hormoneve, thotë Sherry Ross, gjinekolog amerikan. Duke qenë që pilula luan me gjithë sistemin tënd hormonal, po ta harrosh më shumë sesa tri herë, mund të sjellë gjakderdhje të parregullta. Gjithashtu duhet të dish diçka për kontraceptivët dhe ciklin: të gjitha metodat mund t’i ndikojnë periodat në mënyra të ndryshme, prandaj duhet të konsultohesh me mjekun.
Je shumë e stresuar
Me të vërtetë? Stresi bën që trupi të çlirojë kortizol, hormoni i sherreve dhe fluturimeve, dhe kjo gjendje konstante mund të ndryshojë ciklin ose të shkaktojë të përmuajshme të parregullta ose vonesa, thotë autori i V Is for Vagina.
Nuk fle sipas një orari
E dimë, e dimë: Nuk është gjithmonë e mundur të flemë tetë orë. Pooor, një studim i botuar në revistën Health Care Women International thotë që shqetësimet e gjumit, të dhëna të marra nga infermieret që punojnë me turne, mund të shkaktojnë parregullsi në cikël. Që ta përmbledhim: nëse nuk fle sa duhet, mund të kesh perioda më të gjata!
E tepron me kafe
Një nga pasojat emocionale të simptomave paramenstruale është ankthi, tensioni, pagjumësia dhe nervozizmi. Dhe kur ti pi lëngun natyral për t’u çuar nga shtrati dhe për të nisur punën, rrit shanset për të përjetuar këto simptoma, thotë Dweck.
E tepron me pijet
Alkooli: shumë i mirë për të festuar me miqtë pas pune rritjen e rrogës, shumë i keq për periodat, shtojnë Dweck dhe Ross. Ekspertët thonë që pijet e shumta, zgjasin dhembjet dhe ngërçet.
Bën shumë stërvitje
Nëse po përgtitesh për maratonë, urime. Megjithatë, ushtrimet e përditshme dhe stresi trupor mund të çojnë në imbalanca hormonale, thotë Ross. Por, para se të përdorësh periodat si justifikim që ta anulosh palestrën e të rrish gjithë ditën duke parë filma, Dweck thotë që ushtrimet e lehta, të rregullta për 30 minuta në ditë mund të eliminojnë sherret e ditëve të ciklit. Si arrijnë? Nga ushtrimet çlirohet endorfinë. Endorfina të bën të lumtur. Njerëzit e lumtur nuk zihen me burrin.