Lidhu me ne

Radar

Rama “përdhunon” Bashën/ Marsh, voto zgjatjen e vettingut pa negociata

cna lajem politike

 “Reforma në drejtësi është për t’u kryer dhe jo negociuar”. Kështu ka thënë Edi Rama, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Kryeministri ka theksuar se do të kërkojë zgjatjen e mandatit për dy organet e vetting-ut. Për atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerin Publik, por pa e negociuar atë me opozitën, pa votat e së cilës ky ndryshim kushtetues nuk mund ta kalojë në parlament.

Të enjten grupi parlamentar i PS mori vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e firmosur nga më shumë 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionerëve Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut nga KP1A deri më 31,12,2024. Duke shtuar 30 muaj të tjera.

Se prej nga i buron kjo siguri për te ecur përpara pa konsensus, kryeministri e ka lënë të kuptohet qartë kur ai ka folur për partneritetin e ngushtë me SHBA-në që ka për këtë çështje. Pikërisht kjo duket se është arsueja që ai shfaq këtë arrogancë edhe me opozitën e Bashës, njësoj sikurse bënte me opozitën e Kujtim Gjuzit dhe Jenisherit.

Në fakt, e vënë nën trysninë e fortë të qeverisë dhe të diplomatëve amerikanë opozita po e vuan së tepërmi këtë tentativë për ta trajtuar si një relike fasadë. Brenda saj prej kohësh po zjen debati se si do të duhet të lëpijë ato që ka bështyrë për vettingun.

Menjëherë sapo qeveria hodhi këtë ide nënkryetarja e re e PD-së, Grida Duma bëri deklaratën se opozita do të qe konstruktive me reformën në drejtësi. Ndërsa më tej, nënkryetari tjetër, Alibeaj, i pyetur në “5 pyetjet nga Babaramo” u përdrodh pa dhënë një përgjigje të saktë .

Më tej ish ministri dhe deputeti demokrat Genc Pollo në një shkrim të fortë, lëshoi apelin: “Një votë e deputetëve të PD pro zgjatjes së vettingut, do të ishte shumë më e rëndë dhe më e ligë sesa votat e deputetëve socialistë për shembjen e Teatrit Kombëtar”.

Dhe në fakt kështu është me të vërtetë. PD e ka denoncuar prej vitesh politizimin e vettingut, dhe rolin e tij selektiv në kapjen e reformës në drejtësi. Prandaj ajo e ka moralisht të pamundur tani, kur ndërkohë ky proces po demostron se ka dështuar, ti japë atij frymëmarrje.

Në pesë vite në filtrimin e pastërtisë dhe profesionalizmit të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë arritur të përballen vetëm gjysma e tyre. Prandaj qeveria dhe disa ndërkombëtarë në hall, po i bëjnë thirrje PD-së të votojë ndryshime të reja kushtetuese për ta vazhduar këtë proces duke e zgjatur kohën e komisioneve të politizuara.

E vënë në këte pozicion të vështirë opozita është ndarë në dy ryma. Në atë të mbështetësve të bashës që nuk japin asnjë opbsion aq sa duket sikur nuk e kanë në dorë vendimmarrjen e tyre dhe atë të grupit që mbështet Berishën, i cili me anë të Oerd Bylykbashit ka hedhur versionin e këmbimit të votës për vettingun me reformën zgjedhore dhe atë teritoriale.

Por edhe këto Edi Rama as i ka përfilluar. Ai ka filluar pa bisedime proceduarat per futjen ne procesin parlamentar të zgjatjes së vettingut duke e lënë PD sërish me dilemën: do shërbejë si opozitë kukul apo do ndërmërë një votë anti-amerikane?  /Lapsi.al

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook