Lidhu me ne

Mix

Hipnoza / Pesë kuriozitete magjepsëse rreth hipnozës!

Pesë fakte magjepsëse rreth hipnozës!

Hipnotizimi njihet gjerësisht nga shfaqjet skenike në të cilat njerëzit përfshihen në situata të sikletshme. Por kjo lloj shfaqje nuk ka të bëjë fare me punën aktuale të praktikuesve të ligjshëm. Hipnotizuesit profesionistë i kanë ndihmuar njerëzit që të ndalojnë pirjen e duhanit, të bien në peshë, të menaxhojnë ankthin, të përballojnë dhimbjen etj. E njohur për herë të parë si praktikë në fundin e viteve 1700, hipnoza nënkupton shfrytëzimin e fuqisë së mendjes për të ndikuar në perceptimin dhe sjelljen e dikujt.

Ajo ka një histori të gjatë

Termi “hipnotizoj”vjen nga mjeku gjerman i shekullit të 18-të Franz Mesmer. Ai pretendoi

se një lëng magnetik special kalonte nëpër trupin e njeriut, një koncept që ai e quajti magnetizëm i kafshëve. Mesmer theksonte se një bllokim apo mungesë e sasisë së duhur të lëngut, shkakton një sërë problemesh shëndetësore, dhe magnetet mund të ndihmojnë duke e shtuar sasinë e këtij lëngu.

Është interesant fakti që ai mund të ketë pasur njëfarë suksesi. Kështu,disa pacientë dyshohet se janë përmirësuar dhe ndjerë më mirë, pavarësisht diagnozave të mëparshme që tregonin se do të ishin të sëmurë rëndë deri në fund të jetës së tyre.

Mesmer kuptoi se mund të arrinte të njëjtat rezultate pa përdorimin e magneteve, por thjesht duke vendosur duart mbi pacientët. Në fakt, nuk ishin magnetet apo prekja e tij ato që krijuan rezultate pozitive, por fuqia e sugjestionimit. Pacientët i lehtësuan simptomat përmes mendjes së tyre. Kirurgu skocez Xhejms Breid u bë më vonë i njohur si “Babai i Hipnozës”. Ai ishte i pari që përdori termin “hipnozë” në librin e tij të vitit 1843 “Neurohipnologjia”.

Praktikuesit mund të bashkohen në organizata profesionale

Edhe pse në botë ka hipnotizues të kualifikuar dhe të aftë, në përgjithësi ky term është një etiketë që mund ta përdorë shumëkush. Meqë nuk ka asnjë organ drejtues të vetëm që përcakton standardet për hipnozën, është e rëndësishme të pyesni mbi trajnimin e një hipnotizuesi, para se të mendoni t’i nënshtroheni seancave hipnotike me të.

Ndër shoqatat profesioniste të hipnotizuesve, Shoqata Kombëtar e Hipnotizuesve (NGH) në SHBA cilësohet si më e vjetra, më e madhja dhe një nga më të respektuarat në botë. Që dikush të marrë certifikatën e tyre duhen minimumi 100 orë trajnim. NGH ka një kod të fortë etike dhe kërkon një trajnim të vazhdueshëm, në mënyrë që anëtarët të mbeten të azhornuar në trajnimin e tyre.

Kur janë në hipnozë, njerëzit përjetojnë një relaks të thellë. Në atë gjendje, ata janë më të hapur ndaj sugjerimeve dhe ndryshimeve, të cilat mund të çojnë në rezultate pozitive. Në vend se t’i kontrollojë njerëzit, hipnoza u jep në fakt atyre një kontroll më të madh mbi mendjen dhe trupin e tyre.

Keti Lindert, një hipnotizuese e certifikuar nga NGH, e sheh praktikën e hipnozës si një bashkëpunim midis klientit dhe hipnotizuesit. “Nëse nuk doni që të bëni ndryshime, ajo nuk do të funksionojë. Jeni ju vetë që keni bravën dhe çelësin për mendjen tuaj, të nën-ndërgjegjshme dhe të nëndërgjegjshme, dhe vetëm ju mund ta hapni apo mbyllni derën”,- thekson ajo.

Duke i ndihmuar njerëzit të identifikojnë atë që pengon përparimin e tyre, dhe si t’i riformulojnë këto çështje, Lindert i udhëzon klientët e saj që të zbulojnë përgjigjet brenda vetes. “Puna e përbashkët, ndërtimi i besimit dhe komunikimi, është vendi ku ndodh ndryshimi”,- shton ajo.

Një keqkuptim i zakonshëm në lidhje me hipnozën:Ajo mund t’i bllokojë njerëzit në një gjendje hipnotike, apo t’i detyrojë ata të bëjnë diçka kundër vullnetit të tyre. Por edhe nëse një praktikues nuk ju nxjerr nga hipnoza, ju mund të dilni shpejt prej saj fare natyrshëm, ose duke fjetur ose duke u kthyer tek një gjendje e pandryshuar e vetëdijes.

Hipnoza mund të jetë një plotësuese e mjekësisë tradicionale

Hipnoza nuk synon të zëvendësojë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Gjithsesi, mund të jetë e dobishme si një shtesë e praktikave moderne. Kërkimet tregojnë se trajtimi i hipnozës mund të ndihmojë në trajtimin e pagjumësisë, apo të hequrit dorë nga zakonet e pashëndetshme dhe të reduktojnë efektet anësore që shoqërojnë shumë trajtime farmakologjike.

Megjithëse hipnoza ka fituar dalëngadalë një pranim të gjerë në mesin e komuniteteve mjekësore (dhe dentare), disa argumentojnë se ajo është ende e papërdorur. Ndërsa mjekët po mësojnë më shumë për përparësitë e mundshme të hipnozës, ajo mund të bëhet më e përhapur në fushat tradicionale të mjekësisë.

Hipnoza nuk është një formulë magjike, as praktikuesit e saj nuk bëjnë mrekulli. Lindert thotë se njerëzit që kërkojnë zgjidhje të lehta ka të ngjarë të mos jenë të suksesshëm. Me kalimin e viteve ajo ka punuar me klientë mbi një sërë problemesh, përfshirë disa të referuara nga mjekët.

Ndërsa shumë prej nesh mund të përfitojnë nga hipnoza, ajo nuk është efektive për të gjithë. Nëse dikush po përjeton një sëmundje mendore të patrajtuar që përfshin një çekuilibër kimik në tru, Lindert thotë se nuk i trajton dot raste të tilla. Gjithsesi, kur një klient potencial po merr kujdesin e duhur mjekësor, Lindert do të konsultohet me psikiatrin për t’u siguruar se është e sigurt të vazhdohet me seancat e hipnozës.

Një situatë tjetër në të cilën ajo është jashtëzakonisht e kujdesshme:kur prindërit i sjellin fëmijët e tyre pa u thënë se do t’i nënshtrohen hipnozës. Lindert flet sinqerisht me fëmijët, dhe i pyet nëse ata pajtohen me trajtimin. Nëse jo, ajo respekton vendimin e tyre, dhe gjithçka mbyllet aty. Dhe gjithsesi nuk do të funksiononte, shton ajo. “Pa vullnetin e tyre, ju mund të më paguani edhe 1 milionë dollarë, dhe unë nuk do të mund t’i ndryshoja”,-thekson ajo.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook