Radar
Kulluri: Basha ka përçarë partinë, Të gjithë të mbështesin ‘Foltoren’ e Berishës
Edvin Kulluri nga Grupimi për PD-në, në një intervistë për moderatoren Armela Ferko, në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.
Kulluri thekson se shumica e demokratëve mbështet “Foltoren” e Berishës dhe se Basha nuk do jetë më kryetar i PD-së.
“Të gjitha aksionet e Bashës kanë dështuar. Basha drejton partinë me metoda komuniste. Berisha e ka percaktuar qartë se ku ndodhet sot PD-ja. Shumica e demokratëve mbështet “Foltoren” e Berishës. PD-së duhet t’i kthehen parimet demokratike. Tezat e Berishës janë të qarta.
Edhe kryetarët e degëve në PD zgjidhen me dhunë nga Basha. Principet demokratike duhet t’i kthehen Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka emëruar të gjithë kryesinë e PDSH-së. Basha nuk do jetë më kryetar i PD-së, sepse shumica e bazës po ndjek Berishën. Basha ka përçarë partinë’, u shpreh Kulluri.