Aktualitet
Gjekmarkaj nxit Bashën të bëhet burrë/ Deputeti i rilindur, pro pazareve kundër Berishës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nxit kreun e Pd në detyrë, Lulzim Basha që të bëhet burrë.
Gjekmarkaj, i cili në epokën e para deputetit dhe para-pazareve “kryqëzonte” Lulzim Bashën, sot e kurdis kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.
Me anë të një editoriali, Gjekmarkaj e këshillon Bashën t’i japë fund heshtjes në lidhje me Berishën.
“Në optikën time kryetari real i PD-së, Basha, është prej katër javësh, por ende ai nuk po gjen kurajën, pasi ka ngritur në qiell anët e mira të Berishizmit të dënojë anët e këqija të tij. Ai së pari duhet të kërkojë falje për trashëgiminë e mungesës së institucioneve demokratike brenda PD-së, ose ekzistimi i tyre si fasadë e nevojës së kryetarit për të sunduar, këtë e trashëgoi nga Berishizmi”, shkruan Gjekmarkaj