Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Njerëz të lirë bashkohuni të rrëzojmë regjimin e Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha në Kukës ‘Foltoren’ e shtatë radhazi, me demokratët për t’i rikthyer PD-së sovranitetin në vendimmarrje.

Berisha tha se kjo betejë është për dinjitetin tonë dhe sovranitetin e Partisë Demokratike. Berisha i ka drejtuar një thirrje njerëzve të lirë për tu bashkuar dhe për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

“Të bashkojmë vlerat dhe guximin, për Shqipërinë që duam, për të vendosur demokracinë në Shqipëri, për një Shqipëri që shikon drejt Europës dhe jo drejt Beogradit”, tha Berisha. Sipas tij, rrëzimi i Edi Ramës është një urdhër që buron nga zemrat e mbarë atdhetarëve shqiptarë. Berisha tha se Foltorja nuk synon izolimin, nuk cënon miqtë dhe partnerët tanë.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se në qeverisjen 8-vjeçare ka kaluar nga skandali në skandal, e ktheu Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë dhe Botë, ndërsa shtoi e ai nuk meriton të qeverisë as 8 ditë.

“Këta njerëz kanë qëndruar si viganë, të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD-në si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve. Ta kthejnë PD-në në parti të fitores së sigurtë në Shqipëri. Në emrin tuaj do t’i them Zografit Bis, Edvin, ndiqe këtë Foltore, kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh, burrash dhe grash të lira.

Sot ne mblidhemi në këtë ‘Foltore’ për të diskutuar së bashku, për të vendosur së bashku, që t’i rikthejmë PD-së shpirtin e saj të lirisë, votën, forcën e atdheut, t’i rikthejmë demokratëve dhe demokrateve kudo që janë dinjitetin për të cilën ata sakrifikuan aq shumë në betejën për përmbysjen e komunizmit.

Ne mblidhemi në momente kritike për vendin në një kohë kur një njeri i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës, duke e shndërruar në vendin e dytë më të korruptuar të botës, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë të europës dhe planetin, në vendin e braktisjes masive nga të rinjtë dhe qytetarët e saj, duke e shndërruar në vendin e mjerimit të vërtetë. Jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama që të qeverisë”, tha Berisha.

“Edvin ndiqe ketë foltore, kjo është punë burrash dhe grash të lira, jo punë pengjesh’, tha ish-kryeministri Sali Berisha i entuziazmuar nga pritja madhështore e kuksianëve, hasianëve dhe tropojanëve. Sipas ish-kryeministrit, Edi Rama nuk e meriton të qeverisë as 8 ditë, jo më 8 vite”, shtoi ish-Kryeministri.

MË TEPËR

Sport15 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix15 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix15 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix16 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix16 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix16 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix16 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix16 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix16 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix16 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook