Radar
Berisha nga Kukësi: Do heqim traun e Rrugës së Kombit, e ka nxjerrë veten dy herë që nga ndërtimi
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Kukësi se në aktin e parë të qeverisjes kur PD të vijë në pushtet do të jetë heqja e Traut të Rrugës së Kombit.
Sipas Berishës, kjo rrugë e ka nxjerrë vlerën e ndërtimit deri sot të paktën dy herë.
“Kur ne ngritëm punën e traut, na thanë se ka marrë boll Kukësi. Por kjo rrugë i jep Shqipërisë në vit rreth 400 milionë euro fitim vetëm nga Kosova. Kjo rrugë e ka nxjerrë veten që nga ndërtimi i saj deri më sot të paktën dy herë. Kurse ky e mban traun. Trau do hiqet javën e parë në aktin e parë të qeverisë demokratike.
Ja ku janë digat. Unë jam përpjekur të shpërndaj investimet dhe ata që mendojnë se veriu ka marrë më shumë mashtrojnë.
Rruga e kombit ishte përparësi. Sa ka investuar në veri? Nuk bëhen sa i ka dhënë Vangjush Dakos në Durrës. E bën nga urrejtja. Kjo kaskadë prodhon qindra milionë euro. Prodhimi kombëtar ka pjesë parësore në veri, nga taksat veriut i vijnë thërrime. ky është diskriminim.
Rama është armik i egër i veriut dhe i kombit shqiptar”, tha Berisha.