Mix
Erion Veliaj flet për babain e ndjerë: Kujtimi që kam nga ai…
Për herë të parë kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar se ka qenë babai i tij ai që i ka vendour emrin.
Veliaj tregon në një intervistë për Fit Station se mamaja e tij ka qenë për Drin, por babai fitoi në fund dhe u quajt Erion. Më tej kryebashkiaku thotë se i ati ndërroi jetë kur ishte 10 vjeç dhe e ka një kujtim prej tij.
Madje shton se ndjen shumë kënaqësi kur shokët e të atit apo miqtë i thonë që i ngjan shumë dhe ka të njëjtin karakter, vendosmëri dhe pozitivitet.
“Babai donte Erion dhe mamaja Drini, kështu në finale fitoi babai. E kam një kujtim prej tij, ai ndërroi jetë shumë shumë herët, kam qenë 10 vjeç e pak, ndërsa vëllai 4, ai nuk e mban mend shumë. Më jep shumë kënaqësi kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz që më thonë kam qenë shok i babait tënd, që i ngjaj, që kam të njëjtin karakter, vendosmëri, energji, pozitivitet. Dhe më bëhet shumë qejfi, se kur dikë shumë të dashur se ke njohur shumë duhet ta konfirmojnë të tjerët sa i ngjan” – u shpreh Veliaj.