Radar
“Mbajeni në kafaz dhe hidhjani sa më larg çelësin”/ Gjergj Leka ‘shpërthen’ ndaj Thoma Gëllçit
Këngëtari i njohur Gjergj Leka ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua një ditë më parë për afera korruptive.
Me një postim në rrjetet sociale Leka u bën thirrje gjykatësve që t’i japin dënimin e merituar dhe të mos e lirojë nga burgu.
Në fund, Leka thotë se ish-drejtorin e RTSH e zunë hakat e të ndjerit Kosta Grillo, të cilin e pushoi nga puna.
“Te dashur miq gjykatës, miq te muzikes e te se vërtetës…..Këtë maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg çelësin! Do t’ju jete mirënjohës arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyrësirë mbi ndyrësirat. E zunë haqet e Kosta Grillos qe e pushoi nga puna legeni”, shkruan Gjergj Leka