Lidhu me ne

Mix

Seks për herë të parë / Çfarë pret ti nga interkursa e parë seksuale?

Doctor Harxhi

Mos prisni shumë nga hera e parë

Pyetje: Dr.Harxhi, para pak kohësh me të dashurën time bëmë seks për herë të parë. Ajo u gjakos pak, por edhe pse pati pak dhimbje më tha se i pëlqeu kjo eksperiencë. Unë nuk ndjeva ndonjë kënaqësi të madhe. E kisha përfytyruar herën e parë si diçka të mrekullueshme, por, më lejoni të shprehem hapur, nuk e ndjeva shumë… Nuk është e vërtetë që vajzat e virgjëra duhet ta kenë vaginën “të shtrënguar”? Më falni, por jam i frustruar dhe e gënjeva kur i thashë se edhe mua më pëlqeu ajo që bëmë. Të lutem më ndihmo të kuptoj diçka më shumë.

Përgjigje e Dr.Harxhit:

O djalë i pakënaqur,

Jam i bindur se e ke dëgjuar thënien: Për të kërcyer tango duhen dy veta. Për mua kjo nuk është e mjaftueshme sepse për të kërcyer tango veç dy vetave duhet edhe te kesh mësuar të kërcesh. Ti mund të qëndrosh në majë të gishtave dhe  të kërcesh,  por duhet të dish se shumë pak gjëra në jete janë perfekte që në provën e parë! Kështu është me seksin. Që të ndjesh kënaqësi duhen dije dhe përpjekje.

Shumica e njerëzve presin shumë nga përvoja e parë seksuale. Ata provojnë shpresa, ankthe, kënaqësi dhe frikë.  Për disa, ka rëndësi që ta gjejnë vajzën virgjëreshë. Shumë të tjerë, ashtu si ti, shkojnë në herën e parë me ngarkesë psiko-emocionale të madhe.

Shpesh, ky presioni psiko-emocional është aq i madh, sa i bën shumë “herë të para”, fatkeqësisht, të pakënaqshme. Kjo ndodhi edhe me ty. Mos u shqetëso shumë, ashtu si me dancimin, herët e tjera   do të kërceni më mirë. Ju do të fitoni eksperiencë, do të dini të  komunikoni më mirë dhe do të keni bërë më shumë praktikë!

Çfarë prisje ti nga interkursa e parë seksuale?

Shumë faktorë mund të kenë ndikuar në pritjet e tua. Mediat, shumë filma dhe pjesë muzikore, e paraqesin herën e parë në skena artistike me artistë bukuroshë,  sensualë dhe të nxehtë. E gjitha kjo shoqërohet me muzikë perfekte, me drita dhe magji. Por në realitet, seksi mund të jetë edhe mundim, edhe i keq, edhe jo komfort dhe mbi të gjitha, të mos e ketë atë kulm kënaqësie marramendës, hipnotik, e të mrekullueshëm, që ju i shikoni në filma. Ky zhgënjim nga seksi në filma në seksin në realitet, duket veçanërisht më qartë  në provën e parë.

Lidhur me “vaginën e shtrënguar, apo të liruar”, në media bëhet zallamahi e madhe. Mediat i portretizojnë të gjitha femrat e virgjëra, sikur të kenë vagina të shtrënguara. Për deri sa gratë janë të ndryshme edhe ngushtësia e vaginës, ose “shtrëngimi” vaginal ndryshon. Kur bëni seks për herë të parë  me një partnere të re, qoftë ajo partnerja juaj e parë, ose një nga të  radhës, duhet të dini, se hera e parë është sfiduese. Mos e harroni: “hera e parë me çdo partnere është sfiduese”.

Ajo që duhet të bëni në herën e parë është të përpiqeni të kuptoni:

  • Çfarë të eksiton ty seksualisht?
  • Çfarë të pëlqen ty?
  • Çfarë lloj seksi dëshiron?
  • Çfarë nuk të pëlqen dhe të bën të ndjesh dhëmbje?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, do t’u ndihmojë  masturbimi, eksperienca që do të fitoni dhe kuptimi më i mirë i preferencave dhe kufizimeve tuaja seksuale. Kur ti të kesh kuptuar se cili është seksi më i mirë për ty, këtë thuaja dhe partneres tënde.

Që të bëhesh partner i mirë, duhet kohë, besim, praktikë, durim dhe komunikim. Orgasmat dhe kënaqësia seksuale janë sa fizike aq dhe emocionale. Seksualiteti dhe intimiteti, janë më shumë se  vetëm gjimnastikë. Rol me rëndësi luan besueshmëria në atë që bëni dhe të jeni vetia juaj.  T’i thuash dikujt se ti të pëlqen seksi kur në të vërtetë nuk e pëlqen, kjo nuk është mirë. Duhet të dish, se kur ti mendon që si partner seksual,  po bën një punë të mrekullueshme, ti bën një gabim të madh. Kjo të pengon të bësh përpjekje që ta ndryshosh, ose të përpiqesh ta përmirësosh performancën tënde seksuale, që ajo t’i përshtatet partnerit.  Ju duhet të ushqeni reciprokisht njëri tjetrin me ide e sjellje, sepse kjo ndihmon formimin tuaj të drejtë dhe nxit për përmirësime të vazhdueshme të jetës tuaj seksuale dhe të marrëdhënieve tuaja.

Merr frymë thellë dhe qetësohu për një moment. Fito besimin tek vetia. Qartësohu për ato që dëshiron të presësh dhe për kënaqësitë  që kërkon të arrish. Komuniko me  partneren dhe  sigurohu se dancin  tjetër seksual, që do ta kërceni bashkërisht, do ta kërceni më mirë.!.

Paç fat e shëndet

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook