Radar
Kulluri: I vetmi investim i Ramës është holandezi Lulzim Basha
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike, ndërsa pritet që të prezantojë planin për të menaxhuar krizën që do të përfshijë qytetarët dhe bizneset.
Në lidhje me krizën, ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, është shprehur se vjen si pasojë e mos investimeve.
I ftuar në emisionin “Spotlight” me Alban Dudushin, Kulluri thekson se i vetmi investim i huaj që Rama ka bërë në këto 8 vite, është ai holandez, Lulzim Basha.
“Pra, dështimi në energji është për shkak të mos investimeve dhe pengesës që ka bërë qeveria shqiptare investimeve të huaja. I vetmi investim i huaj që ka bërë Edi Rama në këto 8-vite është ai hollandez, Lulzim Basha. Tjetër investim nuk ka. Dhe prandaj jemi në këtë pikë sot”, ka thënë Kulluri.