Radar
Berisha: Varfëri kudo, Rama e ktheu Shqipërinë në tokë të pashpresë
Ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berishës është sonte në Elbasan.
Edhe ‘Foltorja’ e shtatë, lëvizja për ndryshimin e PD dhe rikthimin e sovranitetit të saj, ishte entuziaste për nga pjesëmarrja dhe optimizmi i anëtarësisë.
Berisha analizoi punën e qeverisë duke deklaruar se sot Shqipëria është kthyer në një tokë të pashpresë nga Edi Rama, ndërsa qytetarët nuk shohin rrugë tjetër veç largimit.
Biznesi tha Berisha është në ditë të vështira, ndërkohë që sot qytetarët kanë rroga edhe më të ulta se të Kosovës.
Ai shtoi se nga ana tjetër qeveria ka abuzuar me 5 miliardë euro, të cilat kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve pranë pushtetit.