Mix
Për herë të pestë, restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në botë
Restoranti ‘Noma’, pronë e shqiptaro-danezit Rene Rexhepi (Redzepi), është shpallur edhe njëherë më i miri në botë.
“Noma” në një listë prej 50 restorantesh, është votuar si më i miri, duke rrëmbyer kështu vendin e parë. Lista është bërë nga vlerësimet e 900 ekspertëve.
‘Asnjë udhëtim në Noma nuk është kurrë i njejtë “-u tha në eventin që u mbajt në Belgjikë, aty ku u shpallën çmimet.
Restoranti njihet për specialitetin e përgatitjes të disa pjatave dhe fokusin që ka në përbërësit lokalë dhe sezonal, si dhe njihet kryesisht për pjatën speciale Shawarma.
William Drew, drejtori përgjegjës përaktivitetin e shpalljes së ‘50 Restorantet më të Mirë në Botë’, tha se Noma mund të ketë qenë restoranti më me ndikim në gjeneratën e tij, duke vendosur standarde të reja në drejtim të kërkimit dhe burimit të përbërësve, zhvillimit dhe prezantimit të pjatave.
Rexhepi gjithashtu ka punuar në Universitetin e Kopenhagenit për të përcaktuar parimet e ditës skandinave. Kohët e fundit dieta skandinave u rendit nga Us News dhe World Report si një nga mënyrat më të shëndtshme për t’u ushqyer.