Radar
Kriza e çmimeve/ Berisha akuza për Ramën: Boshatisi kaskadën e Drinit, shiti energjinë gjatë muajit gusht
Ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të foltores për riorganizimin e Partisë Demokratike është ndaluar pasditen e sotme në Gjirokastër, ku është takuar me simpatizantë të PD-së. Në fjalën e tij Berisha doli për krizën e energjisë që paralajmëroi kryeministri Edi Rama. Ai tha se kryeministri ka boshatisur kaskadën më strategjike dhe ka shitur energji masivisht gjatë muajit gusht.
Berisha: Sot jemi thirrur në një mision të madh, të pluralizmit dhe shpëtimit të Partisë Demokratike. Pas 30 vitesh sot kemi qebverinë më antishqiptar që nga diktatura e Enver Hodxhës e deri më sot. Sot pas 8 vitesh ne jemi një vend që kryesojmë Europën dhe jemi gati të kryesojmë botën për largimin e të rinjëve nga vendi. Ai që mori mandatin e tretë është një shpresvrasës i të rinjve shqiptarë. Nuk thërritemi më vend kandidat i BE0-së, jemi nuk na kanë hequr, por me këto që bën qeveria dhe ato që arritëm me djersë, mund dhe merita, po i zhbën ky zotëria. Sot lajmi që jep kreu i Meduzës është kriza që do përpijë si lubinë Shqipërinë.
Është rrit çmimi i gazit, por çfarë gazifikimi kemi ne në Shqipëri, sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne? Zero!
Nëse kriza e gazit kap një vend që 25% të energjisë e ka nga gazi, si na kap ne që 90% të energjisë e kemi nga ujërat tona. Ky vetëm bën thirrje rrisni çmimet se po vjen kriza e gazit, kur gazi konsumohet vetëm për gatim dhe ngrohje tek-tuk dimri, e ndonjë makinë që mbushet me gaz.
Është kriza që do të induktojë me çdo kusht në familjet shqiptare. Pas rezervës valutore që e kanë bankat e huaja, rezervën më të çmuar në Shqipëri ka kaskadën e Drinit, është rezervë strategjike. Zotëria ka zbrazur kaskandën e Drinit, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht.
Kjo krizë është krizë e Ramës, e ministres së tij të papërgjegjshme që boshatisën kaskadën dhe dalin e ju thonë do na përpijë kriza.