Gatime
Ushqimet që do t’ju zgjojnë më mirë se kafeja
Kush ka nevojë për kafeinë?!
Falë indeksit të ulët glicemik, një matës i shpejtësisë me të cilën trupi i përthith karbohidratet për t’i kthyer në energji, tërshëra është ushqimi ideal për në mëngjes. Duke qenë se përthithet ngadalë, tërshëra do t’ju mbajë aktivë gjithë mëngjesin, pa ju ezauruar në pak orë si kafeina apo pijet me sheqer.
Duke qenë të pasura në proteina, vezët do t’ju sigurojnë energji për të gjithë ditën.
Ekspertët kanë arritur në përfundimin se aroma e mentes i bën njerëzit më të vëmendshëm dhe pakëson lodhjen.
Po, uji është gjëja e parë që mund t’ju ndihmojë të zgjoheni edhe dehidratimi minimal mund t’ju bëjë të ndiheni sikur keni mjegull në kokë.
Një përzierje me ujë mjaltë dhe uthull molle, është një mënyrë që njerëz të shumtë e përdorin për t’u zgjuar pasi i jep një dozë të mirë energjie.
Konsumimi i jeshilllëqeve të freskëta është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur lart nivelet e energjisë.
Të pasura me omega 3, farat chia përshpejtojnë aktivitetin e trurit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu