Mix
Emily Ratajkowski dorëzohet: Publikon për herë të parë portretin e të birit
Emily Ratajkowski ndan shpesh momente nga jeta si nënë, por me rezerva. Mirëpo, duket se më në fund, u dorëzua dhe publikoi edhe portretin e plotë të të birit.
Ajo postoi një fotografi të djalit të saj 6-muajsh, Sylvester Apollo, në Instagram Stories dje. Në fotografitë, të cilat treguan fytyrën e vogëlushit për herë të parë, ai shfaqej i veshur me një triko gri të thurur me detaje portokalli dhe para të qëndisur pseudonimin e tij, Sly.
“Ti je një engjëll”, e mbishkroi modelja foton.
Ratajkowski mirëpriti fëmijën e saj të parë me partnerin, aktorin-regjisorin Sebastian Bear-McClard, marsin e këtij viti.
Modelja u rikthye në pasarelë pas lindjes së djalit të saj, me një paraqitje në sfilatën e Savage x Fenty të Rihanna-s. Ajo gjithashtu ka qenë e pranishme në disa sfilata të Javës së Modës në Milano këtë vit, përfshirë shfaqjen e mbylljes së bashkëpunimit Versace dhe Fendi.