Radar
“Shqipëria është kthyer në një WC për mbeturinat e botës” – Gazetari flet për marrëveshjen e fshehtë të Qeverisë
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër pas zbulimit të marrëveshjes që publikuar nga “The Sun”, se Shqipëria do të pranojë refugjatët ilegalë të Europës.
Sipas Tomorrit, Shqipëria është kthyer në një WC për mbeturinat e botës.
“Imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është përmirësuar aq shumë saqë zyrtarisht tani ne jemi landfilli i botës. Psh shpërthen m*ti në ndonjë vend të botës, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.
Zgjidhja është Shqipëria.
Kjo marrëveshja e emigrantëve që po zbulojnë mediat britanike qenka perlë fare. Dmth do kapen sirianë, afrikanë apo afganistanas që tentojnë të hyjnë me varka në Angli dhe do sillen në Shqipëri.
Se çfarë pune ka dhe se ku hyn Shqipëria në këtë mes hajde gjeje”, shkruan në rrjete sociale, Tomorri.
Sipas tij, Qeveria jonë është e vetmja në botë që bën marrëveshje emigrantësh fshehurazi.
“Kjo është shumë e rrezikshme se këta kështu mund të bëjnë çdo gjë. Marrëveshje emigrantësh, marrëveshje mbetjesh, marrëveshje armësh, marrëveshje bërthamore, marrëveshje shitje tokash. Daleni njëherë, si u bëkan këto kështu”, shkruan më tej Tomorri.