Radar
“Elton Ilirjani ngushëllon Bashën” Basha e ka të fituar betejën
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së djeshme të bërë nga biznesmeni gay Elton Ilirjani, i cili doli në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Edvin Kulluri ironizon Bashën, ndërsa shkruan se “Kjo është demokracia, mendimi i lirë”.
“Zërave pro Bashës tashmë u është bashkuar edhe biznesmeni Elton Iliriani!Dje në Zonë e Lirë, Iliriani u rreshtua krah Bashes për të perjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar! Kjo është demokracia, mendim i lirë!”-shkruan Edvin Kulluri.
E braktisën demokratët/ Basha ‘ngushëllohet’ me Elton Ilirjanin
Në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar biznesmeni gay Elton llirjani.
Teksa ishte në lidhje Skype nga Amerika, ai është pyetur se kush fiton Basha apo Berisha, duke komentuar situatën në PD.
Ai u shpreh hapur në krah të Lulzim Bashës duke thënë së është me të. Një deklaratë mjaft ngushëlluese kjo për kreun e PD në kohën kur demokratët e kanë braktisur.
Mbi të gjitha, e tregon Bashën një lider të moderuar, që fiton edhe mbështetjen e LGBT-ve.
Duke vijuar më tej, Çani e pyeti nëse mendon vërtetë se Basha e ka të fituar betejën?
Ai u përgjigj: Patjetër. Unë mendoj se nuk ka kthim mbrapa.
Kjo nuk është deklarata e parë e tij që shpreh hapur pëlqimin e tij ndaj Bashës, pasi më herët në një dalje televizive teksa është pyetur për politikanët shqiptarë që e tërheqin, ai ka deklaruar se me Bashën do të donte të bashkëjetonte.
“Të bashkëjetoja me Lulin? Me Lulin edhe të doja unë, por s’do donte Luli, ka krahun e tij të djathtë kundër LGBT, Flamur Nokën”, ishte deklarata e tij një vit më parë.