Kritike
“Drejtësia është e blerë”/ Spartak Ngjela: Korrupsioni qeveritar ka bllokuar zhvillimin
Avokat Spartak Ngjela është shprehur se e gjithë drejtësia në Shqipëri mund të blihet dhe se korrupsioni në drejtësi e ka lënë vendin të pazhvilluar.
Sipas Ngjelës, me përjashtim të SPAK-ut, e gjithë pjesa tjetër e drejtësisë është blerë.
“Ju duhet ta dini mirë që kriza e Shqipërisë në këto 30 vite ka qenë kriza që ka ardhur nga Drejtësia dhe që ka bllokuar zhvillimin në Shqipëri. Korrupsioni reflektohej më përpara në shtet, pastaj në Drejtësi. Qeveritë e korruptuara i japin dorë drejtësisë së korruptuar. Duke qenë njerëz pa peshë si erdhën në 92’ , u bë kjo gjendje”, ka thënë Ngjela në Breaking News në TCh.