Mix
Can Yaman ndahet nga moderatorja sportive italiane, kësaj radhe përfundimisht. Lajmin e konfirmon vetë Diletta Leotta
Aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman dhe moderatorja sportive italiane, Diletta Leotta, janë ndarë përfundimisht edhe pse ishin në prag martese. Propozimi për martesë i Can Yaman u komentua gjerësisht nga mediat turke dhe po ashtu edhe ato italiane.
Shpesh herë, marrëdhënia e tyre është parë si mediatike dhe për vëmendje dhe disa herë është përfolur se dyshja janë ndarë por mesa duket kësaj radhe ka ndodhur përfundimisht pasi e ka konfirmuar vetë moderatorja.
E ftuar në një nga emisionet e mbrëmjes në televizionin italian, Diletta e konsideroi marrëdhënien me aktorin “si një histori të bukur, një dashuri të vërtetë në shikim të parë, një përrallë që u ndërpre shumë shpejt.”
“Nuk është një moment i lehtë. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dashuria dhe jeta janë të paparashikueshme.”