Kioske
Le të imagjinojmë pak pas një shekulli…
Le të imagjinojmë pak pas një shekulli…
Në vitin 2121 bashkë me shokët, miqtë e të njohurit, të gjithë do të jemi poshtë tokës.
Në shtëpitê tona do të banojnë të huaj e të panjohur.
Pronat e pasuria do të jenë tjetërsuar e nuk do të na kujtojë njeri.
Epo sa nga ne e kujtojnë babain e gjyshit të vet!?
Mbase do të jemi maksimumi një emër në trungun familjar nëse do i bie kujt ndërmend, por jeta, puna dhe trashëgimia do jenë harruar me kohë.
Pas 100 vitesh, në heshtjen e errësirës së nëntokës do ta kemi kuptuar se sa e kotë është të rendësh pas kësaj bote dhe se sa të absurde ishin ëndërrat dhe imagjinata jonë.
Do të themi ah sikur… ah sikur të kishim kaluar gjithë jetën vetëm me punë dhe vepra të mira.
Të mos shkonim asnjë moment kot vetëm se duke u përpjekur për mirë…
Meqë akoma gjallojmë mbi dhe, kemi mundësi të pendohemi, ti kërkojmë falje Zotit e të vrapojmë në punë të mira, para se të jetë vonë.
O Zot, na trego rrugën e drejtë!
O Zot , na fal e na mëshiro!