Lidhu me ne

Radar

Vrasja në Lezhë/ Flet Dritan Zagani: Operacioni policor ishte i dekonspiruar!

Situata në Lezhë/ Flet Dritan Zagani: Operacioni policor ishte i dekonspiruar!

Ish-zyrtari i policisë, Dritan Zagani, ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e sotme, duke thënë se  efektivi i policisë në Lezhë, Saimir Hoxha, u vra pasi operacioni ishte dekonspiruar.

Zagani tha në Top News se ngjarje të tilla ndodhin, ndër të tjera, edhe për shkak të politizimit të policisë, duke qenë se emërimet bëhen me mik dhe se grupi i policisë nuk e di kë kanë në krahë.

“Për sa kohë në Shqipëri do kemi emërime me mik dhe jo mbi bazë të meritës, çfarë duhet të presim ne nga një skuadër policie që shkon në një operacion të shitur. Këta shkojnë mish për top, pa e njohur njëri –tjetrin dhe pa ia patur besën. Shkon në një operacion dhe nuk e di se kë ke në krah”, tha Zagani.

Nga ana tjetër, Asllan Dogjani, po ashtu i ftuar, theksoi se është plagosur dy herë në krye të detyrës, evidentoi dy probleme në polici. Politizimi i saj dhe paaftësia profesionale e efektivëve të futur në punë me mik. Sipas tij, bandat bëjnë ligjin nga burgu, dhe për këtë kanë edhe “bekimin” e politikanëve.

“Unë vetë jam plagosur dy herë me armë zjarrë në krye të detyrës. Por ka patur edhe raste si ai i Laprakës, ku ishte polici që vrau qytetarin. Sot në policinë e shtetit emërohen drejtues policie mbi bazën e bindjeve partiake. Nga ana tjetër, ne kemi punonjës policie që kur janë përballur në situata të tilla nuk kanë ditur të reagojnë. Paaftësi profesionale. Gjithsesi, unë çdo gjë e lidh me politikën. Pyetni veten? Pse guxon tjetri të mbjellë bimë narkotike afër qytetit. Ne kemi këtë situatë kriminale në vendin tonë, vetëm sepse politika është e lidhur me bandat. Qeverinë sot e drejton krimi. Drejtojnë nga burgu o zotëri”, tha Dogjani.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime7 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix8 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix8 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix8 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore8 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar9 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook