Radar
Klodiana Lala ngre tonet/ Ardi Veliu ik në shtëpi
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar me tone të forta në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin paraditen e sotme, ku një efektiv i Policisë u vra në krye të detyrës.
Nga studio e News 24, gazetarja Lala tha se si qytetare ndihet e tronditur nga ngjarja e rëndë.
“Si qytetare ndihem e tronditur. Një punonjës policie, baba i dy fëmijëve, vritet në krye të detyrës. Jam e tronditur sesi një efektiv policie nxirret në një operacion lihet në mëshirën e fatit.”-tha Klodiana Lala.
Më tej, ajo i ka dhënë një “shuplakë” të fortë edhe kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të cilin tha se sot duhej të linte detyrën dhe të ikte në shtëpi.
“Reagimi i ministrit të Brendshëm, ishte i turpshëm. Do kishte qënë më mirë të heshte.
Edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu sot duhet të lërë detyrën e të ikë në shtëpi. Ke një piunonjës policie të vrarë në krye të detyrës. Kjo do të thotë se nuk e kë bërë detyrën tende. Nuk e mbrojte një punonjës policie. Janë tallur me punonjësit e thjeshtë të policisë, i kanë nxjerrë në rrugë në mëshirë të fatit.”-deklaroi Klodiana Lala.