Kioske
Luan mes gomerëve dhe një gomar mes luanëve.
Nga Elmaz Fida
Një tufë luanësh iu vunë në ndjekje një gomari dhe pas një stërmundimi arritën ta mbërthejnë.
Njëri nga luanët tha:”Mos e vrisni se na duhet!”Kështu, e adaptuan dhe e edukuan që t’u shërbejë interesave të tyre.
Në fund, e dërguan tek tufa e gomerëve si udhëheqësin e tyre, me mbështetjen e luanëve.
Të gjithë gomerët e pranuan dhe i thurën lëvdata të mëdha.
Çdo gomar që i dilte kundër dhe i bënte opozitë, arrestohej dhe vihej në një kafaz deri në vizitën e ardhshme të luanëve, të cilët e shqyenin në gostinë e shtruar me këtë rast.
Në këtë mënyrë, luanët ranë rehat dhe nuk kishin nevojë të rendnin me vrap për gjah.
Sakaq, lideri i gomerëve, nuk ishte më shumë sesa një luan mes gomarëve dhe një gomar mes luanëve.