Gatime
Si të ruani të freskëta luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë ndër frutat më delikate që ekzistojnë. Nëse nuk ruhen në kushte optimale ato mund të prishen dhe brenda ditës. Për t’i ruajtur sa më të freskëta duhet të kini parasysh këto detaje:
-Prekini me dorë sa më pak që të jetë e mundur.
-Vërini në një enë e cila të jetë mjaftueshëm e madhe sa t’i nxërë në një shtresë.
-Ruajini në frigorifer në temperaturë mundësisht të fiksuar. Ideale është që temperatura të luhatet midis 2 dhe 5 gradëve por gjithsesi asnjëherë nën 1 gradë dhe mbi 7 gradë.
-Mos i spërkasni me ujë, dhe lajini vetëm në momentin e fundit para përdorimit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu