Radar
Nuk ka ambasador në botë që të bërtasë në shkallët e një partie siç ndodhi tek ne
Mesazhet e Yuri Kim pas takimit me Bashën, Kadilli: Nuk ka ambasador në botë që të bërtasë në shkallët e një partie siç ndodhi te ne
Ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA Yuri Kim pas takimit që pati sot me kreun e PD, Lulzim Basha.
I ftuar në Report tv, Kadilli thotë se nuk kishte ndodhur kurrë në botë që një ambasador të bërtasë në shkallët e një partie siç ndodhi me rastin e PD. E gjitha kjo tha Kadilli është si pasojë e Bashës të cilit e quajti një zgjatim përtac të Berishës.