Lidhu me ne

Kioske

Luli ka kry punë



Nga Ylli Manjani

Ato pak anëtarë forumesh në PD, nëse duan të jenë të sinqertë me veten, duhet të pranojnë që Luli ka kry punë. Duhe të ta lejojnë të largohet qerësisht nga drejtimi i asaj partie, për të mirën e saj por edhe të mjedisit politik.Lulzim basha ka kry punë, megjithmend! Me Berishën në mbështetje, me alenacën politike më të madhe të mundshme, me qeverisjen më të keqe të këtyre viteve përballë, Ai humbi zgjedhjet…!!!

Imagjinoni rezultatin në zgjedhjet e tjera, me Berishën në sulm, me anëtarët e partisë që në masë janë inatosur me të, me asnjë aleancë politike…

Kjo quhet të kryesh punë, me punën që bën.

Ikja e Lulit është ngjarje e sigurtë. Sigurisht është çështje kohe. Por pikërisht tek kjo “koha” duhet eksploruar edhe mundësia për vendimmarrje burrash.

Lulzim Basha ka ende mundësi të mbahet mend për diçka pozitive, nëse largohet sa më parë nga drejtimi formal i PD. Do mbahet mend se të paktën hapi krahun dhe i lë radhën dikujt tjetër.

Dua të jem i sinqertë deri në fund, ky tjetri nuk duhet të jetë Berisha. Jo për amerikanizma, por për normalitet. PD nëse do të jetë tërheqëse në elektorat duhet të japë mesazhin se drejtohet nga kryetari i radhës. Se kryetarët ikin e nuk vijnë kur humbin.

Lulzim Basha është i ri për t’u larguar nga politika, por nuk mund të jetë më kryetar i PD. Sepse defakto Ai nuk është. Sepse humbi çdo betejë. Tashmë duhet të lejojë opozitarizmin të gjejë një rrugë tjetër nga ajo që Ai kishte në mendje.

Në do të mbahet mend dhe të jetë ende prezent në politikë, ky është momenti ta tregojë duke u larguar.

Nëse pret zgjedhjet e ardhshme për të provuar se ai s’bën, i ka bërë dëm jo thjesht më vetes, por të tërës… Askush nuk mund të mbijetojë dot përballë mllefit të të tërës!

Është momenti që ky mllef ti drejtohet direkt monizmit që sundon. Luli sot është thjesht një rrufepritës, apo një magnet qç tërheq nga vetja mmlefin që njerëzit duhet tja drejtojnë sundimtarëve monistë!!!

Kaq gjë Lulzim Basha duhet ta kuptojë. Ndaj bën i bën nder vetes, PD, Opozitës dhe Politikës nëse largohet.

Me shumë sinqeritet e dashamirësi e shpreh këtë opinion.

MË TEPËR

Mix6 minuta më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime9 minuta më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix1 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix1 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix2 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore2 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar2 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix19 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix19 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix21 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook