Lidhu me ne

Kryesore

Manipulimi qesharak/ Lulzim Basha e quan përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, vendim të Amerikës


Gjatë fjalës në shkallët e selisë së Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se nuk do të ketë një Kuvend në PD, ku të shqyrtohet vendimet “e qeverisë së SHBA”.

Sa i përket pretendimeve, për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike, për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane, nuk ka për të patur“, deklaroi Basha.

Po çfarë do të thotë kjo?

Në fakt, Sali Berisha nuk ka kërkuar që të mbahet një Kuvend për të shqyrtuar vendimin e SHBA-ve për shpalljen e tij non-grata. Një kërkesë e tillë do të ishte absurde. Ajo që kërkon Berisha, është të mblidhet Kuvendi i PD, të mbahet një referendum, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, vendim ky personal i Lulzim Bashës, pa pyetur asnjë strukturë dhe askënd në PD.

Dhe pikërisht këtu është manipulimi që bën Lulzim Basha. Duke dashur të minojë përfundimisht demokracinë brenda partisë që drejton, ai po fshihet pas “amerikanëve”, për të mos i dalë zot vendimit që ka marrë dhe për të mos lejuar procese normale për një parti politike, siç është mbledhja e Kuvendit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as nuk e kanë tagrin të bëjnë përjashtime nëpër parti politike dhe në grupet parlamentare dhe as e kanë marrë përsipër një vendim të tillë në rastin e Berishës.

Në intervistën e Yuri Kim për Zërin e Amerikës, ku ajo u pyet nëse Lulzim Basha ka qenë i detyruar të marrë vendimin për përjashtimin e Berishës, ajo tha se “udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre”, duke i dhënë një mesazh të qartë Bashës, për të marrë përgjegjësi lidhur me përjashtimin e Berishës dhe për të mos vijuar me narrativën se ky është një vendim i Amerikës.

Shikoni, ky është një vend i lirë. Është vend aleat në NATO. Dhe udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë që nga fillimi në lidhje me personat e përcaktuar. Dhe, nuk kam gjë tjetër për të shtuar për këtë çështje”, deklaroi Kim për VOA.

Sigurisht, shpatullat e brishta të Lulzim Bashës, ndoshta nuk e mbajnë dot peshën e vendimit që ai ka marrë. Por, fshehja pas amerikanve, a thua se qeveria amerikane tani vendos edhe kush do të jetë nëpër grupet parlamentare të partive në Shqipëri, është një manipulim shumë qesharak. Por mbi të gjitha, argumenti se forumet e një partie nuk mund të mblidhen “se vendimet i ka marrë Amerika”, është keqpërdorim SHBA-ve dhe poshtërim deri në ekstrem i partisë.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook