Radar
“Kryetari peng-sharlatan”/ Basha i prerë me Berishën: Gënjeshtër! S’ka as Kuvend, as referendum
Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat para selisë blu ku ka mohuar akuzat e ish-kryeministrit Berisha se ai është një “kryetar peng-sharltan i Ramës”.
Basha i hodhi poshtë akuzat e Berishës duke i cilësuar si gënjeshtra që s’kanë për të ndodhur kurrë.
“Për 8 vite me rradhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje Berisha më akuzoi për peng të Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të së njëjtes medalje. PD po ecën përpara do t’i prijë betejës popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes këtij largimi. Ky është misioni i PD ky është misioni i çdo demokrati dhe i imi,” deklaroi Basha.
Basha bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë referendum apo mbledhje Kuvendi për të shqyrtuar vendimet e SHBA-së. Ai theksoi se objektivi i opozitës është përballja me Ramën dhe regjimin e tij.
“Pretendimeve për referendume dhe Kuvend. Kuvend të PD-së për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të patur kuvend të PD-së,” përfundoi Basha.