Gatime
Ushqimet më të mira për të lehtësuar ankthin
Çrregullimet e ankthit zakonisht kërkojnë ilaçe ose psikoterapi ose të dyja bashkë, por kjo nuk do të thotë se ndryshimet në stilin e jetesës mbeten jashtë dikutimit. Një dietë e ekuilibruar dhe një rutinë ushtrimesh të rregullta mund të mos jenë shëruese, por ato ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shpirtërore dhe në mirëqënien tonë. Njësoj me mënyrën sesi ushqime të caktuara kanë treguar sesi mund të zvogëlojnë stresin, disa ushqime apo pije mund të ndihmojnë në kufizimin e ankthit, gjithashtu. Këtu janë disa nga ushqimet më të mira për ta bërë këtë.
Në një studim të vogël nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, studentëve iu dha një shtojcë acidi yndyror omega-3, duke u shfaqur kështu një reduktim me 20 përqind i ankthit në krahasim me studentët e tjerë të cilëve iu dha një pilulë qetësuese e padëmshme. “Jo për të nxitur publikun për të vrapuar për t’i blerë këto shtojca, por njerëzit duhet të marrin në konsideratë rritjen e omega-3 në dietën e tyre” tha bashkë-autorja Marta Belury në një deklaratë.
Kamomili është përdorur për vetitë e tij natyrale shëruese që në kohët e lashta, por shkenca ka filluar t’i vërtetoj ato. Një studim i vogël në 2009-tën gjeti një përmirësim modest të ankthit te njerëzit dhe për të përmirësuar çrregullimet e përgjithshme të ankthit i trajtoi ato me ekstraktin e kamomilit.
Truri i njeriut ka nevojë për një gamë të gjerë të vitaminave B për të vepruar në mënyrë optimale. “Kur ne kemi mungesa në departamentin B, ne mund të shfaqim konfuzion, nervozizëm, ankth, përpos efekteve të tjera” raportoi Psychology Today. Sigurohuni që po merrni sasinë e mjaftueshme nga përfshirja e vitaminës B në dietat tuaja, si viçi, derri, frutat ose një ndër të preferuarat tuaja, vezët. Ato kanë benefitin që të jenë një ndër burimet më të pasura me choline, një vitaminë B shumë e rendësishme për shëndetin e trurit.
Ne e dimë se truri jonë dhe stomaku jonë komunikojnë, e studimet në rritje tregojnë se bakteriet në përbërjen tone janë gjithashtu të nevojshme në këtë komunikim. Probiotikët më të mirë, jetojnë në zorrët tona dhe ndihmojnë në funksionimin e shëndetshëm të gastritit. Por në një studim në 2011-tën, kërkuesit Irlandez gjetën se të ushqyerit me një bakter probiotik që gjendet te kosi redukton “sjelljet e lidhura me stresin, ankthin dhe depresionin” raportoi revista Discover. Autori i këtij studimi e quajti këtë inkurajuese por shtoj se ka ende nevojë për kërkime të tjera.
Çaji jeshil është i pasur me amino acidin e quajtur L-theanine, i cili njihet për efektin e tij qetësues në përgjithësi. Sipas një studimi, duke marrë 200 miligramë L-theanine përpara një testi, studentët më ankthioz në universitet, ishin më të qetë. Megjithatë do të të duheshin 20 filxhanë çaji për ta marrë këtë dozë, nëse do ta merrje vetëm prej çajit siç raporton dhe Health.com./huffingtonpost
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu