Lidhu me ne

Radar

Greku dhe italiani, dy rastet që ‘nxinë’ Shqipërinë

Një italian dhe një grek tentuan të ‘nxinin’ Shqipërinë, për të arritur objektivat e tyre. Skenarët ishin të ngjashme me ato kinematografikë, për të shpëtuar veten. Babis Anagnostopulos i mori jetën bashkëshortes, në sy të foshnjes së tyre. Për më shumë se një muaj, bashkëshorti i Caroline u përpoq të devijonte pistat hetimore, duke ngritur pretendimet se grabitësit kishin qenë shqiptarë.

Arrestimi i bashkëshortit të Caroline, si për ironi të fatit ndodhi ditën e ceremonisë së përkujtimit të saj, ku bashkëshorti njëkohësisht edhe vrasësi i saj, mbante fjalimin. Ora e viktimës tregonte kohën reale të vdekjes së saj, pikërisht 4:11, gjë që nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos.

Madje, ora e këtij të fundit tregonte aktivitet të shtuar, gjë e çuditshme për një person që ka të lidhura duar e këmbë. 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos, pranoi se e vrau bashkëshorten e tij Caroline dhe më pas sajoi një grabitje, pasi ajo e kishte kërcënuar se donte divorcin.

Pasi e mbyti me jastëk, Babis tregonte se e kishte zënë paniku kur e kishte parë të vdekur dhe për këtë arsye, duke qenë e pamundur të zhdukte trupin, kishte menduar të shpikte grabitjen e sajuar.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Babis rrëfente se 20-vjeçarja ishte shumë agresive dhe se hodhi foshnjën në krevat, e më pas e goditi natën e vrasjes, gjë që e kishte bërë të dilte nga kontrolli.

Rasti i dytë i përket biznesmenit italian Davide Pecorelli, i cili u gjet 9 muaj pas zhdukjes. Ai kishte dalë nga Shqipëria duke nisur një jetë të re në Toscana, ku u gjet nga policia italiane në një gomone në brigjet e Livornos.

Shkak për këtë sajesë ishin bërë borxhet që kishte në Itali, pas falimentimit të bizneseve të tij. Davide synonte që të përfitonte nga siguracionet e jetës. Në makinën e marrë me qira në Tiranë, policia gjeti edhe një trup të djegur, ndërsa tani shtohet misteri se kujt i përket ai.

Pecorelli po kalonte një periudhë shumë të vështirë në menaxhimin e bizneseve të tij. Nga shtatori i kaluar ai ishte zhvendosur në Shqipëri, duke tregtuar makina të shtrenjta me vlerë deri në dhjetëra mijëra euro.

Pak kohë para zhdukjes, ai kishte shkëmbyer mesazhe me një mik të cilit i kishte thënë se do të shkonte në Shqipëri, për të mbyllur disa punë me disa profesionistë vendas.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook